Subscribe

Banorët e fshatit Kërçisht i Sipërm në Maqellarë të Dibrës kanë protestuar këtë të enjte me pretendimin se po u shkatërrohen burimet ujore. Ata kundërshtojnë vendimin e Bashkisë së Dibrës, e cila ka planifikuar ndërtimin e një ujësjellësi për Maqellarën.

 

Mëngjesin e sotëm banorët, bllokuan mjetet e bashkisë të cilat kishin shkuar aty për të riparuar rrugën.

 

Banorët

 

Të na lënë rehat, s’kanë për të na i marrë ujin, sa të jemi ne gjallë.

 

Presim fadromat, kërkojnë të na marrin ujin, se gjoja do bëjnë rrugën por nuk i lëmë.

 

Le të vazhdojnë ata , ne nuk i lëmë, çfarë duan nga ne, që të vdesim krejt këtu sa jemi?

 

Kjo është e disata protestë e banorëve të kësaj zone. Kërçishti i Sipërm është përzgjedhur nga qeveria si një nga 100 fshatrat turistike, ndaj dhe banorët kërkojnë investime për zhvillimin e turizmit dhe jo marrjen e ujit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re