Shokët e klasës së 17-vjeçarit Enio Saliaj, i cili humbi jetën tragjikisht në zonën e Freskut, protestuan sot përpara Gjykatës Penale në kryeqytet, duke bërë apel për drejtësi për bashkëmoshatarin e tyre.

 

Rubin Mati shok me Enio Saliajn kërkuan që shoferi 18-vjeçar, Sildi Krashi, i cili i mori jetën mikut të tyre, të mos lirohet nga qelia.

 

1- Sot kemi ardhur të kërkojmë drejtësi, për vëllain tonë Enio Saliaj, për aksidentin e ndodhur në Fresk në datën 2 shkurt. Kërkojmë vendim të drejtë për dënimin e shoferit, i cili ka shkaktuar aksidentin dhe ka lënë pa jetë vëllain tonë. Aksidenti ndodhi kur po kthej nga puna me një motor elektrik anësh rrugës, shoferi futet në parakalim duke përplasur shokën tonë. Kemi parë shumë raste të tjera që dënimi nuk është i drejtë dhe shpeshherë ndodhin këto gjëra në Shqipëri, jo vetëm për këtë rast por për çdo rast të aplikohet kjo gjë.

 

2- Jam rritur me Enion, e kam patur në kopësht që 5 vjeç deri ditën që na e mori ai. Shoferi të marrë dënimin maksimal, të burgoset, të bëhen procedurat siç duhen, e çdo gjë.

 

 

Enio Saliaj u aksidentua mbrëmjen e 2 shkurtit.

 

Nga përplasja e fortë ai humbi jetën në vend, ndërsa Sildi Krashi, i cili shkaktoi aksidentin, hoqi targën e makinës e më pas u largua nga vendngjarja. 17-vjeçari është djali i Kudret Saliajt, i cili u vra në mes të procesit të divorcit përpara Gjykatës nga vjehërri i tij, Mexhit Picari.

 

Ky i fundit është në burg së bashku me vajzën e tij, Dhurata Picari, që bashkëpunoi në krim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re