Qindra qytetarë nga Kosova dhe diaspora u mblodhën përpara ambienteve të gjykatës në Hagë, në mbështetje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare. Ndërsa në sallë vijonte seanca, protestës së diasporës iu bashkua edhe vajza e ish-zëdhënësit të UÇK, Jakup Krasniqi, e cila u shpreh se pret një gjykim të drejtë dhe të shpejtë.

 

Ndërsa ish-gjenerali, Kudusi Lame, nga protesta tha se kriminalizimi i luftës ka synim të konsiderojë me rrënjë kriminale edhe shtetin e Kosovës.

 

Edhe një ditë më parë, mijëra qytetarë morën pjesë në një marshim në Prishtinë në mbështetje të katër ish-drejtuesve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve të Kosovës, Jakup Krasniqi e Kadri Veseli si dhe ish-shefit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, rëndojnë gjithsej dhjetë akuza, gjashtë për krime kundër njerëzimit dhe katër për krime lufte.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re