Protestën e Ilir Metës për të mbrojtur Kushtetutën e ka hapur baxhanaku i Genc Pollos, Ledi Bianku.
Për prezantues, Meta kishte vendosur aktorin Neritan Liçaj.
Pas Biankut, fjalën e mori Agin Nesho, apo siç njihet ndryshe në Tiranë, “Gimi i puros”.
Më pas në skenë është ngjitur karikaturisti Bujar Kapexhiu, që ka ftuar partizanë e ballistë bashkë, të bëhen me Metën./ tema
