Banorët e Shkozës kanë protestuar sot në lidhje me gjendjen e amortizuar të rrugës që lidh banesat e tyre me aksin kryesor.

Ata shprehen se Bashkia nuk ka bërë asnjë lloj investimi, pavarësisht se ata protestojnë prej javësh e muajsh.

Makinat kanë vështirësi për të lëvizur për shkak të gropave të krijuara në rrugë.

Një tjetër shqetësim i banorëve është fakti se në këtë rrugë, duhet të kalojnë së bashku me fëmijët, për ti çuar në shkollë.

“I kemi vënë në dijeni të gjithë, dhe thonë që është zonë në zhvillim, nuk interesohet njeri hiç”, shprehet një prej banorëve, ndërkohë që një tjetër tregon se kjo situatë vijon prej një viti e gjysmë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re