Një ditë pasi kryeministri Edi Rama prezantoi projektligjin për studentët e mjekësisë, këta të fundit kanë paralajmëruar bojkotimin e vitit të ri akademik, nëse ligjvënësit e miratojnë.

 

Rreth orës 11:00, mjekët e ardhshëm nisën marshimin e tyre paqësor nga rektorati i universitetit drejt parlamentit, ku kërkuan edhe mbështetjen e pedagogëve si dhe fakulteteve të tjera.

 

Studentët shprehen se janë mashtruar nga qeveria dhe u janë shkelur të dretjat e tyre kushtetuese.

 

“Njëherë na thanë se nuk ka draft, ndërsa dje parpitur del vendimi. Si mund të mbahen me zor mjekët kur nuk ka kushte arsimimi, fakulteti ynë i dytë është kafeneja. Ne nuk mund të punojmë pa kushte dhe as nuk duam të ikim nga vendi.”

Këmbëkryq përpara parlamentit, studentët kënduan himnin e flamurit ndërsa u shprehen se ndihen të përzënë nga vendi për shkak të mungesës së investimeve të cilat i kërkojnë prej vitesh.

 

Ata kanë nisur nënshkrimin e një peticioni për ankimimin e vendimit në gjykatën kushtetuese ndërsa nënvizojnë se protestat nuk do të ndalen.

 

Sipas projektligjit, maturantët që do të vazhdojnë studimet për mjekësi duhet të nënshrkuajnë një kontratë ku pranojnë se do të punojnë 5 vite në Shqipëri pas diplomimit dhe vetëm pas kësaj mund të marrin diplomën. Ndërsa për studentët aktualë kërkohen 2-3 vite punë ose në të kundërt të paguhet tarifa rreth 13 fish më e lartë e studimeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re