Anëtarë të shoqatave të personave me aftësi të kufizuara kanë protestuar këtë të premte përballë Bashkisë Durrës, për shkak të mos lëshimit të listë-pagesave të invalidëve nga ana e këtij institucioni.

 

Prej kohësh, ata kërkojnë nga bashkia dorëzimin e listë-pagesave, pasi po bëhen pengesë për mos ndjekjen e çështjes në rrugë gjyqësore.

 

Ata deklarojnë se shteti po u heq të drejtën të mos përfitojnë pagesën që u takon me ligj, as invalidëve dhe as kujdestarëve të tyre.

 

Janë rreth 1000 invalidë në bashkinë Durrës, te cilet prej vitesh kërkojnë të përfitojnë indeksimin e pagesës së invaliditetit për periudhën gusht 2005 – gusht 2010.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re