Izolimi prej 5 ditësh i vendit dhe mos lejimi i qytetarëve të dalin pa arsye në rrugë ka krijuar vështirësi në sigurimin e jetesës për mjaft familje në kushte të vështira ekonomike.

 

Komuniteti rom në Peqin ka thyer karantinën dhe kanë dalë jahstë duke bërë thirrje për ndihmë. Sipas tyre askush nuk është interesuar nëse kanë bukë, por nga ana tjetër nuk kanë marrë as ndihmën ekonomike me të cilën ata mbajnë frymën.

 

Para bashkisë së qytetit të vegjël dhe të mëdhenj pa respektuar rekomandimin e autoriteteve kanë protestuar.

 

Deri tani në Peqin nuk rezulton zyrtarisht asnjë person i infektuar nga koronavirus.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re