Drejtuesit e mjeteve taksi 4+1 në Shkodër e nisën ditën me protestë.

 

Ata thone se prej vitesh  po përballen me konkurencën e pandershme që po i çon drejt falimentit dhe kërkojnë që policia bashkiake dhe ajo e shtetit të luftojnë informalitetin.

 

 “Informaliteti në radhë të parë, vendet e makinave se ne vijmë këtu dhe nuk kemi ku të rrimë. Na i zënë gjithmonë.”

 

Taksistët thonë se janë  taksapagues të rregullt ndaj kërkojnë që strukturat vendore dhe qëndrore të reagojnë.

 

“Ne paguajmë 10 mijë lekë taksa, a ka mundësi të marrim një zgjidhje për këtë situatë. Pushteti vendor duhet të reagojë. Është e disata herë që ankohemi për këtë gjë”.

 

Protesta të tilla drejtuesit e këtyre mjeteve kanë zhvilluar edhe herë të tjera, si dhe janë pritur në takime nga përfaqësues të pushtetit vendor dhe policisë, por zgjidhja ka munguar.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re