Policia e Elbasanit ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 3 banorë të lagjes Emin Matraxhiu, për shkak se ditën e djeshme hoqën barrierat e vendosura në rrugë nga ARRSH.
Banorët u shprehën dje përmes protestës së tyre se vendosja e barrierave i detyron ata që të ecin për 4 km, në mënyrë që të dalin në qytet.
Banorët bllokuan dje në formë proteste aksin Librazhd-Elbasan, dhe kërkuar zgjidhje qoftë me një mbikalim apo nënkalim, që nuk i detyron ata që të ecin aq shumë të tu kthyer në banesat e tyre.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: L.B., 50 vjeç, B.H., 58 vjeç dhe J.Xh., 46 vjeç, banues në Elbasan, pasi këto shtetasit në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, kanë penguar qarkullimin e mjeteve dhe kanë hequr barrjerat e rrugës të vendosur nga ARRSH-ja, duke i dëmtuar ato.
Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë organizim të paligjshëm.
Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
