Policia gjermane arrestoi mbi 100 persona në Berlin, pasi kishin dalë për të protetsuar kundër masave kufizuese ndaj koronavirusit.

Rreth 1.000 persona dolën për tubimin, i cili është bërë një ngjarje javore në kryeqytetin gjerman.

Protesta e së Shtunës tërhoqi kryesisht aktivistë të së majtës, të cilët u mblodhën në sheshin kryesor të Berlinit.

Protesta “nuk është në përputhje me rregullat” në fuqi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, tha policia në Twitter, duke u thënë atyre që marrin pjesë të shpërndahen.

Disa nga demonstruesit mbanin bluza duke akuzuar kancelaren Angela Merkel për “bllokimin e jetës”, ndërsa të tjerët bënin thirrje për “liri”.

Protesta ishte e paautorizuar, pasi Berlini tani është nën rregulla emergjente që ndalojnë mbledhjet e më shumë se 20 personave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re