Skip to content

Protestuan me mbylljen e biznesit ndaj ndalimit të muzikës në 10:00 dhe orës policore, rihapen lokalet në Vlorë

Baret dhe restorantet në zonën e Lungomares në Vlorë, të cilët protestuan ditën e djeshme me mbyllje të aktivitetit të tyre ndaj orës policore dhe ndalimit të muzikës, kanë rifilluar aktivitetin e tyre ditën e sotme.

Duket se biznesi në Vlorë ka rënë dakord me rregullat e reja të vendosura nga Komiteti Teknik me zgjatjen e orës për lejimin e muzikës dhe orës policore.

Megjithëse biznesi kërkoi zgjatjen e lejimit të muzikës deri në orën 12:00, zgjatja e bërë ngë Komiteti Teknik nga ora 10:00 në 11:00 duket se ka bërë që ata të tërhiqen nga kërkesa e tyre.

/faxweb