Sot rreth orës 13.30 pritet të jepe masa e sigurisë për shtatë të arrestuar e pasdites së të premtes në Durrës.

Mes të arrestuarve ka organizues dhe pjesëmarrës në protestën e ngritur pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i “Shqiponjave” në Tiranë.

Lidhur me protestat, në total 15 persona janë të proceduar penalisht në gjendje të lirë, shtatë janë të arrestuar dhe dy janë shpallur në kërkim
Shtatë të arrestuarit që do të dalin sot para togave të zeza, akuzohen për “kundërshtim i punonjësit të policisë”, “shkatërrim prone”, pengim i qarkullimit të transportit”, si dhe organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko