Skip to content

Protestuan pro-emigrantëve në kufi, policia amerikane arrestin 32 udhëheqës fetarë

Tridhjetë e dy udhëheqës fetarë dhe aktivistë të cilët protestuan të gjunjëzuar në pikën kufitare në afërsi të San Diegos, u arrestuan nga policia. Ata kishin dalë aty për të dhënë mbështetje për karvanët e refugjatëve të ardhur nga Amerika Qendrore me synim territorin e SHBA-se.

Ata, si përfaqësues të kishave, sinagogave, xhamive dhe nga komunitet e tjera fetare, ishin pjesë e 400 protestuesve, të cilët kërkonin ndalimin e arrestimeve dhe dëbimeve të emigrantëve.

Me këngë dhe lutje, udhëheqësit fetarë mbanin bluza me mbishkrimin “Dashuria nuk njeh kufij”. Agjentët federalë i lidhën ato dhe i morën asapo hynë në hapësirën e ndaluar afër gardhin kufitar.

“Ne i bëjmë thirrje SHBA për të respektuar të drejtat e emigrantëve”, tha një përfaqësues i komunitetit të krishterë.

Arrestimet janë një përplasje tjetër me autoritetet amerikane që kur karavani arriti në Tijuana, afër kufirit me Meksikën.