Skip to content

Protestuesi doli me barrelë nga policia e Durrësit, përkeqësohet gjendja e nënës. I bie të fikët në rrugë

Fax News ka siguruar momentin kur një protestues që ishte shoqëruar në policinë e Durrësit doli jashtë me barrelë dhe u fut në ambulancë. Ai kishte marrë pjesë në revoltën për ekzekutimin e 25-vjecarit Klodian Rasha nga një efektiv policie, ngjarje që ka nxitur protesta në të gjithë vendin.

Burime bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e nënës u përkeqësua kur pa djalin në barrelë dhe i ra të fikët para drejtorisë së policisë së Durrësit.

Mbetet i paqartë identiteti i të riut dhe arsyeja përse shkoi me urgjencë në spital.



/faxweb