Skip to content

Protestuesi fierak në Ditën e Punëtorëve: “O Skënderbe e mbajte fjalën!”/FOTO

Për të dytin vit radhazi protestuesi fierak Edmond Hoxha, ka dalë në protest me rastin e 1 Majit ditës së puntorëve.

 

43 vjeçari ka dalë në sheshin “Evropa” në Fier. Ai thekson se është punëkërkues në sektorin e ndërtimit, por sipas tij ky sektor është i paralizuar dhe se me aq sa punon nuk arrin të shlyejë dot faturat mujore.

 

Në pankartën që mban në dorë ai shkruhet, “O Skënderbe e mbajte fjalën, punësove 300 000 shqiptarë në Gjermani”.