Protestuesit kanë vijuar protestën për vrasjen e Klodian Rashës deri në sheshin ”Skënderbej”.
Ata si fillim i kanë hequr zbukurimet pemës së Vitit të Ri në sheshin ”Skënderbej”dhe më pas i kanë vënë flakën.
Përmes një lidhjeje të drejtëpërdrejtë me Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, protestuesi që i vuri flakën pemës në sheshin ‘Skënderbej’ ka paralajmëruar se nuk mbaron me kaq.
Nëse nuk vendoset drejtësi, do i nxjerri tymin këtij vendi ka thënë ai për gazetarin Esido Barkaj.
“Dita e sotme është një ditë zie për ne, për gjithë shqiptarinë, sepse u vra një djalë I pafajshëm nga mungesa e profesionalizmit të këtij shteti. Ajo çka neve pamë, djegia e pemës, apo heqja e shkronjave të Krishtlindjeve, të vitit 2021 ishte një shenjë homazhi, një shenjjë zie, ku këtë vit nuk mund të kemi festa. S;mund të kemi festa, pa u vendos drejtësia për Klodianin.
Kjo ëhstë e pamundur. Prandaj, neve do vazhdojmë dhe do i nxjerrim tymin këtij vendi.”
