Skip to content

Protestuesit bllokojnë tre hyrjet e Parlamentit, godina e rrethuar nga qytetarët

1 4

Protesta e qytetarëve para Parlamentit vijon prej orës 10:00, kur nisi punimet edhe seanca plenare. Mësohet se në këto momente qytetarët kanë bllokuar 3 dyert e Parlamentit, duke bërë kështu edhe rrethimin e godinës së seancave.

E bllokuar është edhe hyrja kryesore, teksa policia përplaset dhe shtyn vazhdimisht protestuesit për të liruar rrugën.