Avokatja Adriana Kalaja e ftuar në emisionin “Të Vaksinuarit” në Fax News tha se kjo protestë më shumë se kundër rritjes rekord të çmimeve, erdhi si revoltë ndaj qeverisë për masat e pamarra.

Kalaja theksoi se persona pa asnjë lloj tageri, i hoqën të drejtën të fliste në këtë protestë (referuar Adriatik Lapajt), duke shtuar se kërkoi t’i komunikonte turmës asistencën e saj ligjore falas për të gjithë të arrestuarit që protestuan.

Ajo tha ndër të tjera se qeveria ka marrë masa sipërfaqësore dhe ndaj të ndaluarve është abuzuar në mënyrë ekstreme duke i dhunuar, lënë pa ujë dhe ndihmë mjekësore në komisariatet e policisë.

Pjesë nga studio

Kalaja: Protesta ishte një revolt e cdo qytetari brenda vetes, jo më shumë rrijes së cmimeve sesa masave të pamarra nga kjo qeveri.

Ne mbajmë mend dhe para viteve ’90 cdo qeveri ka një fond rezervash dhe bën parapërgatitje për një situatë të caktuar, duhen marrë masat korrektuese qoftë në raport me buxhetin e shtetit apo me mallrat e shportës. Janë marrë masa shumë sipërfaqësore dhe ishin programuar nga qeveria para luftës, nuk është se rregullojnë dicka në treg apo në marrëdheniet e cdo qytetari në raport me konsumin.

Kjo gjë nuk ndodhi vetëm në Tiranë por në të gjitha qytetet, mikrofonin mezi ma dhanë.

Të shtunën, unë nuk është se kam ndonjë dëshirë shumë të madhe për të folur sepse prania në shesh flet vetë, unë kisha 3 ditë që merrja telefonata nga qytetarë të ndryshëm për të arrestuarit dhe unë duke qenë se kur shkoja për të takuar klientin tim, nuk mund të ikja aq letë nga komisariati sepse kishte dhjetëra të ndaluar që më jepnin numrin. Kjo më bëri të mar mikrofonin dhe të ofroja ndihmën time falas për këta njerëz, jam krenare dhe duhet të përulemi para këtyre njerëzve.

Lapaj nuk pranoi, miqtë e mi të aleancës kanë qenë prezentë, gati në konfrontim fizik më solli bodyguardët. Nuk e kuptoj si e mer tagerin ai njeri të përcaktojë se kush flet dhe kush jo në shesh. Thirrja ime ishte ndaj njerëzve që nuk kishin gjetur dot avokat dhe unë tu ofroja asistencën time ligjore. Këta që hiqen si organizatorë, nuk merren me njërëzit që u futën në qeli dhe dhunohen nga ndalimi deri në komisariat. Sepse unë i kam takuar dhe personalisht, kanë deklaruar se kanë qëndruar dhe 20 orë pa ujë dhe nuk kanë marrë as ndihmë mjekësore.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re