Edhe pse kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi nuk i dha leje PS-së për zhvillimin e një takimi elektoral sot në Shkodër me argumentin se këtë të enjte nuk ka asnjë shesh të lirë për shkak të aktiviteteve të organizuara në sezonin turistik, Rama ishte i vendosur të zhvillojë mitingun.

Nderkohë që ka shkuar më kot përpjekja për ti bllokuar rrugën kryeministrit Rama.

Protestuesit i zunë pritën në afërsi të Dajçit duke bllokuar
qarkullimin e mjeteve, por Rama devijoi rrugën duke vijuar me axhendën e
tij elektorale.

Pas kësaj policia dhe protestuesit u shpërndanë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re