Skip to content

Protestuesit kapin mat Xhaçkën: O hajdutë, ju erdhi fundi (VIDEO)

Xhacka1

Pasi kanë kapur mat në rrugët e Tiranës Belinda Ballukun dhe Taulant Ballën, protestuesit këtë herë janë përballur me Olta Xhaçkën.

Sapo e kanë parë Xhaçkën, protestuesit kanë thirrur në kor “Hajdutë”, “Ju erdhi fundi”.

Xhaçka shihet teksa largohet me vrap, kur sheh se po e ndjekin protestuesit.

Madje, në një moment protestuesit i thërrasin edhe në emër socialistes:“O Olta o hajdute”.

Olta Xhaçka ka qenë një emër i lakuar për akuza për korrupsion.