Me thirrje “Rama në burg”, “Berisha në burg” vijon marshimi në kryeqytet.
Pas fjalimeve te Kryeministria ka nisur edhe marshimi në rrugët e Tiranës. Marshimi edhe mbrëmjen e sotme kryeson nga studentët.
Qytetarët vijuan me thirrjet “arrestoni Ramën”, “arresto Ballukun”, “Shqipëria kërkon revolucion”.
Gjatë marshimit kanë ndezur edhe flakadanë duke i dhënë një tjetër nocion protestës.
Më herët u zhvillua edhe takimi i Presidentes së Komisionit Europian Von der Leyne me kryeministrit Edi Rama, ndërsa qytetarët u organizuan në lokacione të ndryshme të Bulevardit për shkak se nuk u lejuan nga policia të mbanin tubimin para sheshit të Kryeministrisë.
