
Protesta e opozitës është shoqëruar me tensione dhe përplasje qysh në nisje të saj.
Pas përplasjes paraprake mes banorëve të Astirit dhe policisë tensionet janë shtuar edhe më tej tek sheshi para Ministrisë së Brendshme.
Protestuesit kanë hedhur shashka në drejtim të policisë ndërsa këta të fundit kanë shoqëruar disa persona drejt komisariatit.
Protestuesit janë të ndarë në dy grupe. Një pjesë po proteston para Parlamentit dhe pjesa tjetër ndodhet para Ministrisë së Brendshme ku po tenton që të kalojë përmes pedonales.
Te dyja grupet kane nisur perpalsjet me policine.



