Skip to content

Protestuesit në Iran, luftë me Rojet Revolucionare: të bie çmimi i naftës!

602x338 cmsv2 11fa637b d839 5745 8a6a 8e72fc08777d 4305020

Rojet Revolucionare të Iranit kanë paralajmëruar një goditje vendimtare nëse protestat e dhunshme nuk ndalen. Njësoj kanë lajmëruar edhe protestuesit, nëse çmimet e larta të karburantit nuk bien.

Të paktën një person ka vdekur tashmë në trazirat civile të ndezura të premten pasi qeveria njoftoi se kostoja e naftës do të rritet me 50%. Mijëra persona tashmë janë arrestuar deri më tani.

Aktivistët brenda vendit pretendojnë se numri i të vdekurve është shumë më i lartë se sa u raportua.

Të paktën 100 banka dhe dhjetëra ndërtesa dhe makina janë djegur, raportojnë media shtetërore.

Qasja  në internet në vend është kufizuar, përpjekje kjo për t’i ndaluar njerëzit të organizojnë protesta të mëtejshme.

Me gjithë kufizimet në komunikim, kjo ka qenë lëvizja më e qëndrueshme e protestës në vend që nga viti 2017.

Sanksionet e reja nga Shtetet e Bashkuara kanë sakatuar ekonominë iraniane, e cila gjithashtu po përballet me papunësi të lartë, përshkallëzimin e inflacionit dhe korrupsion.