Deputeti i PD-së, Dashnor Sula nga Drejtoria e Policisë:

“A e di kryeministri i Shqipërisë hallet e fermerëve? Kjo qeveri di vetëm Tiranën por në realitet ka njerëz që jetojnë në zonat rurale dhe të varfra. Gjej momentin kur Rama duhet të dalë dhe të shikojë realitetin të dalë nga facebook. Numri i votuesve ra nën 30%, cdo ditë ikin qytetarë nga ky vend. Të rinj dhe të rejat ikin në itali dhe greqi për të punuar kurse tokat shqiptare nuk punojnë sepse gjithë zonat tona këtë vit nuk mbillen tokat është e pamundur. E kemi të papërballueshme koston e mbjelljes për shkak të rritjes së cmimeve. Ky civilizim i shoqërisë civile në Tiranë do t’i mbështesim për ti bërë fre kësaj qeverie. I bëj thirrje poolicisë mos përdorë dhunë ndaj protestuesve paqësor. Mund të ketë elementë të caktuar që shkelin ligjin pasi protestuesit dalin për atë kauz”, tha Sula.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re