Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se e vetmja rrugë për të rrëzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama është mosbindja civile.

I pyetur nga një ndjekës se kur do të ngrihen në protesta të fuqishme opozitarët në Shqipëri, ashtu sic po ndodh edhe në Beograd, Berisha tha: “Secili nga ne duhet të shtrojë një pyetje: A ka zgjedhje me Edi Ramën? Nëse i japim përgjigje kësaj pyetje, i japim zgjidhje problemit. Nëse ne mendojmë dhe themi që ka zgjedhje me Ramën në bëhemi bashkëpunëtorë me një farse elektorale të shëmtuar”.

Ai u shpreh se Rama dhe Vucic përdorin banditët e tyre për të kontrolluar votën, por theksoi se nëse presidenti i Serbisë nuk bën zgjedhje të lira, kryeministri shqiptar ‘bën zgjedhje shumë më pak të lira se Vuçiç’.

Berisha tha se rruga e vetme e rrëzimit të Ramës është mosbindja civile dhe ngritja e qytetarëve, të cilëve i bëri thirrje që të bashkohen dhe të ngrihen për tu përballur me këtë regjim.

Pjese nga deklarata e Berishes

Duhet të përshëndes opozitën serbe, e cila me zërin e saj po i tregon vendit mobokratit, diktatorit të bazuar në banda, Vucic padronit të Ramës. Ajo është një shkallë përgjegjësie ndaj vendit të tyre dhe vlerave që ata besojnë. Duhet të garantoj cdo shqiptar se Vucic nuk bën zgjedhje të lira, por Rama bën zgjedhje shumë më pak të lira se Vucic.

Rama dhe Vucic përdorin banditët e tyre, përdorin rrugë të paligjshme për të kontrolluar votën. Por Edi Rama këto mjete i ka shumë më të kontrolluara sesa i ka vet Vucic.

Por cfarë duhet të nxjerrim ne një mësim? Secili nga ne duhet të shtrojë një pyetje: A ka zgjedhje me Edi Ramën? Nëse i japim përgjigje kësaj pyetje, i japim zgjidhje problemit. Nëse ne mendojmë dhe themi që ka zgjedhje me Ramën në bëhemi bashkëpunëtorë me një farse elektorale të shëmtuar.

Është kohë e fundit të shtrojmë këtë pyetje: A bëhen zgjedhje normale me Ramën? Kush e mendon ka bërë gabim politik të jetës së tij

Me Edi Ramën, me makinerinë gjigante të blerjes së votës, me ushtrinë e terroristëve të kuq të votës, sic janë patronazhistët dhe aktivistët, me gjykatat që kontrollon deri në palcë, ata që besojnë se zgjedhjet me Ramën mund të fitohen ata bien në një utopi në variantin më të paktë, ndërkohë që i bëjnë një shërbim të madh Edi Ramës.

Rama nuk pyet për asnjëri, ata që mendojnë se komunitetin ndërkombëtar mund të detyrojnë Ramën të ndryshojnë, mashtrojnë veten e tyre. Jo komuniteti ndërkombëtar, por ju të dashur qytetarë e keni në dorë të largoni Ramën. Por kjo kërkon që ne të jemi të vërtetë dhe mos mashtrojmë veten se mund të ketë zgjedhje me Ramën.

Ne duhet të përballemi. Opozita e Beogradit  u fut në parlament sepse Vucic i grabiti votën. Opozita shqiptarë duhet të largojë me mjetet e mosbindjes civile Edi Ramën. Kjo është rruga që duhet të ndjekim.

Ju garantoj se kjo është rruga e fitores.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re