Në Sri Lankë, e cila po përjeton krizën më të madhe ekonomike në historinë e saj, protestuesit kanë bastisur ndërtesën e Kryeministrisë.

Sipas lajmit të BBC-së, protestuesit kanë thyer dyert e zyrës së kryeministrisë që gjendet në kryeqytetin Colombo, duke vërshuar në zonën ku gjendet kompleksi.

Gjatë bastisjes, kryeministri Ranil Wickremesinghe nuk ndodhej në zyrë dhe është jashtë rrezikut.

Më 9 korrik, protestuesit në Sri Lankë hynën në rezidencën e kryeministrit, duke i vënë flakën ndërtesës. Prej asaj dite, Wickremesinghe është duke u fshehur.

Ndërkohë, përderisa dje ishte konfirmuar se presidenti i vendit, Gotabaya Rajapaksa, është larguar nga vendi, protestuesit e zemëruar gjithashtu i bënë thirrje Wickremesinghe-s për dorëheqje.

Edhe pse nuk dihet se ku ndodhet kryeministri Wickremesinghe, zyra e tij vazhdon të marrë vendime si gjendje të jashtëzakonshme dhe orë policore.

Pasi u largua vendi Rajapaksa, i cili pritet të njoftojë dorëheqjen, Wickremesinghe u emërua si zv/president. Bëhet e ditur se emërimi u bë në përputhje me paragrafin 1 të nenit 37 të Kushtetutës së Sri Lankës.

Nga ana tjetër, u pezullua edhe transmetimi i kanalit televiziv kombëtar ‘Rupavihini’ i Sri Lankës.

Autoritetet thanë se inxhinierët mbyllën kanalin pasi protestuesit sulmuan zyrën e televizionit shtetëror.

Situata në Sri Lankë

Qytetarët në Sri Lankë pas ndërprerjeve të energjisë elektrike 13 orë në ditë intensifikuan protestat e tyre në fund të marsit.

Ndërkohë, pati një përplasje midis demonstruesve të mbledhur rreth zyrës së kryeministrit të Sri Lankës më 9 maj dhe mbështetësve të qeverisë, ndërsa njësitë ushtarake u thirrën në detyrë në kryeqytetin Colombo.

Pas dhunës u shpall një shtetrrethim mbarëkombëtar dhe qeveria urdhëroi që të qëllohej ndaj kujtdo që dëmtonte pronën publike gjatë protestave.

Në protestat e përhapura në të gjithë vendin kanë humbur jetën tetë persona, mes tyre një deputet i partisë në pushtet, dy policë dhe të paktën 250 të tjerë u plagosën.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re