Në  rrugën Conciliazione në Vatikan, shoqatat ECA dhe Abuse Netëork, të themeluara nga njerëz që janë abuzuar seksualisht nga klerikët e krishterë, kanë protestuar kundër abuzimit seksual të fëmijëve në kisha.

Njerëzit e grupeve të moshave të ndryshme që u abuzuan nga priftërinjtë gjatë periudhave të caktuara protestuan ditën kur po zhvillohej mledhja e  së Këshillit të Kishës mbi ‘rininë’ në Vatikan.

Pjesëmarrësit mbanin në duar sllogane të ndryshme; ‘Faljet nuk janë të mjaftueshme’, ‘Kompensimi i viktimave në Institutin Antonio Provolo’, ‘Të ndërpritet sekreti i papës’, ‘Krijimi i një hetimi ndërkombëtar dhe komisioni i drejtësisë’, ‘Mos u mbuloni më shumë’, ‘Vërtetë aplikoni zero tolerancë’, ‘Duam që shteti italian të ndërhyjë’, ‘ edhe nëse ata janë nën mbrojtje’,  ‘Ndaleni abuzimin e fëmijëve menjëherë’, e sllogane të tjera.

President i Rrjetit të Abuzimit, Francesko Zanardi, i bëri thirrje Papa Françeskut të marrë masa ndaj priftërinjëve abuzues.

“Papa duhet të bëjë publike dokumentet në të cilat priftërinjtë janë abuzivë, ai duhet t’i dërgojë dokumentet, qeverive dhe gjykatave dhe ata duhet t’i detyrojnë priftërinjtë, peshkopët dhe kardinalët të raportojnë situatën tek autoritetet e policisë dhe gjyqësisë dhe jo të fshihen në Vatikan”, tha Zanardi.

Zanardi, poashtu tha se qeveria italiane do të kërkonte hyrjen në fuqi të Certifikatës Anti-Pedofiliale, të cilën Bashkimi Evropian tashmë ka kërkuar për zbatimin e saj afatgjatë, duke argumentuar se dështimi për ta zbatuar atë çoi në vazhdimin e pedofilisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re