Qytetarët kanë nisur marshimin e tyre drejt kryeministrisë ku do të protestojnë kundër rritjes së çmimeve të karburanteve dhe të produkteve të shportës.

Në prononcim për FaxNews, ata janë shprehur se gjendja ishte aq e rëndë sa nuk mund të paguanin më asnjë faturë dhe detyroheshin të merrnin borxhe. Ndërsa janë shprehur gjithashtu se pavarësisht protestave, janë të bindur se qeveria nuk do të marrë asnjë masë për ankesat që kanë qytetarët.

“Ka shku aty ku nuk mban më pilafi ujë. Ne jemi 7 anëtarë në shtëpi dhe kemi vetëm 140 mijë lekë të ardhura nga pensioni im.

Këto çmime janë për ta mbytur popullin. Ku do shkojë një fshatar që do të punojë tokën. Ka shkuar një litër vaj aq shumë. Janë rritur taksat, janë rritur çmimet e karburanteve. Ku do shkojë ky lloj populli. Ne jemi më të vafërit dhe kemi çmimet më të larta për të paguar”– u shpreh një qytetar.

“Nga qeveria kërkoj që të ketë rritje rrogash, të rriten pensionet. Ne kemi dalë në protesta por e dimë se kjo qeveri nuk do të bëjë gjë. Kjo është qeveri hajdutësh, nuk presim asgjë nga këta, kanë vjedhur miliona euro. Ka ardhur aty ku nuk mban më”– deklaroi njri prej pensionistëve protestues.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re