Skip to content

Protestuesit ‘përdhosin’ vitrinën e Xhevahireve Mbretërore në Kullën e Londrës – Katër të arrestuar

Protestuesit ‘përdhosën’ vitrinën e Xhevahireve Mbretërore në Kullën e Londrës – Kjo çoi në arrestimin e katër personave që hodhën krem ​​pastiçerie dhe thërrime molle në vitrinën që përmbante një pjesë të Xhevahireve të Kurorës në Kullën e Londrës.

Policia ndërhyri pasi vitrina që përmbante kurorën perandorake u vu në shënjestër.

Policia Metropolitane tha se katër persona ishin arrestuar me dyshimin për dëme kriminale, dhe Kulla u mbyll për publikun ndërsa policia vazhdoi hetimin e saj. Sulmi u mor përsipër nga organizata Take Back Power, e cila e përshkruan veten si një grup i ri rezistence politike jo të dhunshme.

  • Grupi tha se kreu sulmin duke i bërë thirrje qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të krijojë një asamble të përhershme qytetarësh, një “Shtëpi Popullore”, me fuqinë për të “taksuar pasurinë ekstreme dhe për të rregulluar Britaninë”.

Pamjet e ndara nga grupi në mediat sociale tregojnë një protestues duke nxjerrë një tabaka të madhe prej alumini nga një qese para se ta godasë atë në xhamin që mbron kurorën.

  • Një tjetër më pas derdhi një enë me krem ​​të verdhë të ndezur në pjesën e përparme të kutisë.
  • “Demokracia është shembur,” bërtiti një protestues. Një tjetër shtoi: “Britania është në rrëmujë. Ne kemi ardhur këtu, te xhevahiret e kombit, për të marrë përsëri pushtetin.”

Kjo është goditja e dytë për ekipin në ditët e fundit.

Të mërkurën, tre protestues zbrazën qese me pleh organik në dyshemenë e hollit të hotelit Ritz, poshtë pemës së Krishtlindjeve 25 metra të lartë.

 Përshtati në Shqip S