Tashmë një grup protestuesish janë zhvendosur në drejtim të Drejtorisë së Policisë në Tiranë, ndërkohë që i kanë vënë zjarrin edhe koshave të mbeturinave.
Nga ana tjetër policia është kundërpërgjigjur duke hedhur gaz lotsjellës në mënyrë që të shpërndahen protestuesit. Po ashtu policia ka përdorur edhe ujë për të shpërndarë turmën e protestuesve.
Protesta e sotme u thirr nga shumë qytetarë dhe aktorë të shoqërisë civile për të protestuar pas vrasjes nga policia të të riut Klodian Rasha mëngjesin e djeshëm.
Një efektiv policie e qëlloi për vdekje 25-vjeçarin 50 metra larg oborrit të shtëpisë së tij, pasi i riu nuk iu përgjigj thirrjeve për të ndaluar. Rasha gjeti vdekjen nga 2 plumba pas shpine, teksa përpiqej të largohej me shpejtësi, ndërsa efektivi që kreu vrasjen u arrestua në orët e mëvonshme. Në deklaratën që ai dha para SHÇBA u shpreh se ‘iu duk se i riu kishte armë’.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj, ndërsa hedhin vazhdimisht parulla kundër qeverisë.
/faxweb
