Taulant Muka ka hyrë në ‘sherr’ me anë të një statusi me drejtoreshën e Spitalit të Vlorës, Bruna Mersini, ndërsa kishte shprehur qëndrimin e tij në lidhje me protokollet e reja shëndetësore për të penguar përhapjesn e p[andemisë.

Muka shkruan mes të tjerave se nuk dihet pse shtimi i protokolleve nuk ndodhi kur nisi hapja e vendit, ndërsa shton se edhe në hartimin e tyre është bërë plagjiaturë duke sjellë shembuj konkret.

“Me se fundmi Ministria e Shendetesia ka nisur sot protokollet e sigurise ne te gjitha qendrat spitalore ne mbare vendin. Pse sot, dhe jo kur vendi u hap, ende nuk dihet. Organet e drejtesise duhet te hetojne ceshtjen pasi kjo tregon neglizhence institucionale dhe rrezikimin e jetes se qytetareve shqiptare. Nje tjeter problem qe vihet re te protokollet e nisura sot eshte se protokollet jane perkthim-“plagjiature”, pa i pershtatur ato per vendin. Ne protokolle permendin dhe klinika temperature, por dini ju te kete vendi yne klinika temperature? Asnje fushate edukimi dhe organizimi perpara shperndarjes se protokolleve”, shkruan Muka.

Nga ana e saj, Mersini ka komentuar në statusin e Mukës duke thënë se se ky i fundit e shikon gotën nga ana që është bosh dhe kjo i bën përshtypje. Më tej ajo fton mjekun të kthehet në Shqipëri dhe të vizitojë nga afër spitalet dhe jo ti paragjykojë ato.

“Mirembrema .shpeshhere kur lexohen komentet e mjekeve perpiqesh te marresh pozitiven apo eksperiencen e tyre…me ben pershtypje dr taulant qe tek ju nuk shikoj asnjehere pozitivitet por shikoj qe e shikon goten nga ana qe eshte bosh! Atehere duke qene pjese e sistemit tone shendetesor qe tregoi me te miren e vet ne kete pandemi po ju them nje gje te thjeshte por te anashkaluar; learning by doing! Perditesimi i protokolleve mjekesore qe jane ne vetvete algoritme veprimesh per te memorizuar edhe unifikuar trajtimin edhe perballimin e hapjes graduale te punes sone te perditshme!

A mos ju parashikoni me sisteme aplikacionesh horoskopiane cfare do te ndodh ne te ardhmen e pandemise…besoj fort qe as kete se beni dot! Por mendoj si koleget e mi gjithandej ; learning by doing edhe perditeso! Nese do te kesh pyetje konkrete per algoritmet jam e hapur tju pergjigjem .edhe te ftoj nje dite ne sistemin tone shendetesor realisht per ta prekur jo per ta paragjykuar.do ndihesh pak fajtor po te shikosh sa shume dime,edhe sa me shume bejme! Edhe nje gje te fundit: ligji i sistemit shendetesor parashikon protokolle per konrrollin e infeksionit spitalor qe jane prej vitit 1968 ne spitalin e vlores!”, shkruan Mersini, të cilës Muka i është përghjigjur sërish:  Sheh ndonje kritike ndaj mjekeve ne statusin tim? Jo, eshte kunder burokrateve te ministrise se shendetsise dhe drejtoreve politik! Eksperienca boterore e tregoi qarte qe protokollet ishin kyç (F.GJ/FAXWEB.AL)

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re