Në studion e ABC News ka qenë e ftuar juristja Brizida Gjikondie cila ka folur për padinë e dërguar nga Ulsi Manja në SPAK në lidhje me 21 janarin.

Ajo është shprehur se deri më tani kjo çështje është zvarritur, duke lidhur këtë edhe plumbin e Aleks Nikës që prej një viti është në Romë dhe akoma nuk kemi një përgjigje.

Gjikondi është shprehur se një çështje e cila dyshohet për shpërdorim detyre duhet ta hetojë SPAK, i cili ka fuqinë ta tërheqë dosjen nga Prokuroria e Tiranë.

Pjesë nga biseda në studio:

Padia e Manjës:

Prej 12 vitesh Pokuroria e Tiranës, po bën sikur heton 21 janarin, çështje e cila për pjesën më të madhe të dëmtuarve është mbyllur dhe janë dënuar.

Aleks Nika ishte i vetmi që nuk ishte hetuar. Çështja e këtij u rihap, pasi mjafton vetëm një provë e re. Plumbi gjetur ka shkuar në Romë dhe ende nuk ka asnjë informacion.

Parandiej se dhe kjo çështje do zvarritet.

Aktualisht, mbas daljes së kasatës e bërë nga vendet e aleatëve, që do të pasohet nga regjistrime të tjera.

Sipas SPAK kur çështjet janë për shpërdorim detyre,  duhet ta hetojnë ata.

Tani kjo çështje po çohet nga Ministri i Drejtësisë në SPAK, ka pasur debate nëse duhet ta dërgonte apo jo Manja.

Ç’do qytetar mund të dërgojë padi në SPAK.

Deri më tani po hetohet nga Prokuroria e Tiranës, duhet që Prokuroria të shpallë moskompetencë?

Atë e vendos SPAK. Nëse vendos ta hetojë e tërheq çështjen, pasi SPAK qëndron më lart se Prokuroria e Tiranës.

Deklarata e PK tipike e drejtësisë shqiptare, që nuk nxjerr në pah asgjë. Vetëm në Shqipëri ndodh kjo.

Familjarët e Aleks Nikës dhe Artan Hoxhës nxjerrin prova, ndërsa Prokuroria e Tiranës rrinë kot. Në këto 10 vite, qeveria ka pasur kohë që të bënte më shumë.

Unë si person nuk jam optimiste për imoralin e kësaj politike.

Duhet të kishte ndodhur më parë?

SPAK edhe BKH kanë hapësirë të hapin çështje vetë. Ne e dimë që Dumani ka vetëm një muaj, nuk kam pasur pritshmëri nga ish-kreu i SPAK.

Tani nuk e hapi as SPAK as Qeveria, por vetë familjarët e Aleks Nikës .

Unë di edhe një fakt tjetër, 3 personat e tjerë që u kanë cuar cështjen në Strasburg, janë kontaktuar disa herë nga avokatura e shtetit  dhe u është thonë ajde ta zgjidhim bashkë këtë cështje dhe ta mbyllim. 3 familjet kanë pranuar 100 mijë euro dhe e vetmja familje që nuk ka pranuar ka qenë ajo e Aleks Nikës.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re