Pas akuzave të bëra nga Presidenti Ilir Meta drejt kryedemokratit Lulzim Basha, lidhur me faktin se ky i fundit kishte bojkotuar zgjedhjet e dekretuara në 13 tetor 2019 edhe pse i kishte kërkuar personalisht, ka ardhur reagimi i partisë Demokratike.

Nëpërmjet një postimi në profilin zyrtar, PD thotë se këto ishin përpjekje të presidentit për t’i përçarë. Në reagim shkruhet gjithashtu se presidenti e kishte përdorur pushtetin në kurriz të demokratëve dhe se këta të fundit nuk kishin asnjë borxh ndaj tij.

Deklaratë e Partisë Demokratike:

Përmes diversionit dhe mashtrimeve, mjetet e tij të zakonshme, Meta tenton të përçajë Partinë Demokratike. Demokratët e njohin mirë atë, ia dinë bëmat dhe gjëmat, se si e përdori pushtetin në kurriz të tyre dhe asnjë përpjekje e ulët për përçarje nuk do t’i funksionojë. Ne demokratët nuk i kemi asnjë borxh dhe nuk ia zgjidhim dot hallet e tij.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re