Home SHQIPERIA Provat dhe deklaratat e Metës kurndër Bashës/ Reagon PD: E dimë sesi e përdori pushtetin në kurrizin tonë, nuk ia zgjidhim dot hallet

Provat dhe deklaratat e Metës kurndër Bashës/ Reagon PD: E dimë sesi e përdori pushtetin në kurrizin tonë, nuk ia zgjidhim dot hallet

0
Provat dhe deklaratat e Metës kurndër Bashës/ Reagon PD: E dimë sesi e përdori pushtetin në kurrizin tonë, nuk ia zgjidhim dot hallet

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Pas akuzave të bëra nga Presidenti Ilir Meta drejt kryedemokratit Lulzim Basha, lidhur me faktin se ky i fundit kishte bojkotuar zgjedhjet e dekretuara në 13 tetor 2019 edhe pse i kishte kërkuar personalisht, ka ardhur reagimi i partisë Demokratike.

Nëpërmjet një postimi në profilin zyrtar, PD thotë se këto ishin përpjekje të presidentit për t’i përçarë. Në reagim shkruhet gjithashtu se presidenti e kishte përdorur pushtetin në kurriz të demokratëve dhe se këta të fundit nuk kishin asnjë borxh ndaj tij.

Deklaratë e Partisë Demokratike:

Përmes diversionit dhe mashtrimeve, mjetet e tij të zakonshme, Meta tenton të përçajë Partinë Demokratike. Demokratët e njohin mirë atë, ia dinë bëmat dhe gjëmat, se si e përdori pushtetin në kurriz të tyre dhe asnjë përpjekje e ulët për përçarje nuk do t’i funksionojë. Ne demokratët nuk i kemi asnjë borxh dhe nuk ia zgjidhim dot hallet e tij.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë