Skip to content

Provat e reja të prokurorëve ndaj Veliajt/ Lala: Pozita e kryebashkiakut mund të rëndohet

640 0 1658422151xklodiana lala 974

Gazetarja Klodiana Lala tha sot se pozitat e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili kërkon lirinë në Apelin e GJKKO-së, mund të rëndohen me paraqitjen e provave të reja ndaj tij.

Lala shtoi se fakti që SPAK ka sjellë prova të reja e rëndon deri diku pozitën e Veliajt, i cili ka diskutuar deri më tani mbi bazën e provave që kanë patur në dispozicion.

Lala tha se Veliaj kundërshton masën e sigurisë, pasi argumenton se nuk ekzistojnë kushte dhe kritere që të prishë provat.

“Veliaj kundërshton masën e sigurisë duke argumentuar se nuk ekzistojnë kushte dhe kritere të prishë provat dhe do të ndihet i lirë për të shkuar në punë. Fakti që SPAK ka sjellë prova të reja, kjo mesa duket e rëndon deri diku pozitën e Veliajt, i cili ka diskutuar deri më tani mbi bazën e provave që kanë patur në dispozicion”,-tha Lala.

Vendimi i pasditës së sotme nga Apeli i GJKKO-së për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, u shty për në datën 12 mars, pasi ndaj tij u paraqitën provat e reja. Provat kundër kryebashkiakut të Tiranës u paraqitën në seancë nga prokurorët e çështjes, Ols Dado dhe Altin Dumani. Avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me provat e reja