Gazetari Arjan Çani ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, për të rikthyer çështjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në pikën 0.

Me anë të një statusi jnë rrjetet sociale në faqen e emisionit të tij “Zonë e Lirë”, Çani shprehet se Saimir Tahiri duhet të tregojë kush kërkon “t’i bëjë gropën” në Partinë Socialiste.

Madje, ai thotë se Tahiri e ka depozituar një provë për këtë diku dhe tashmë ëshë koha që ai të flasë publikisht.

“Koha qe Sajme Tahiri te tregoje kush nga partia e tij kerkon t’i beje gropen me patjeter. Para dy vitesh, ai e dinte dhe e ka depozituar proven diku. Koha urgjent per t’ia thene dhe publikut. Nese nuk e ben, atehere fundi i tij do te jete i tmērrshem. I mbytūri duhet te mbysē patjeter ate e e shtyu te mbytēj. Jepi Sajme. Mos ki me asnje dileme. Cdo dite qe kalon ne heshtje e ke totalisht ne disfavor. Jepi Sajme.”

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re