Të gjithë maturantët e këtij viti shkollor që synojnë degën e mjekësisë së përgjithshme, janë të detyruar të japin një provim të automatizuar ose elektronik në mjediset e Qendrës së Shërbimeve Arsimore. Qëllimi kryesor është shmangia e fiktivitetit dhe vlerësimi në bazë të meritës.

 

EVIS KUSHI

 

MINISTRE E ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË

 

Siç bëhen provimet e licensave, në mënyrë që të shmanget edhe gabimi të shmanget edhe fiktiviteti, të shkurtohet koha dhe në fund të fundit ai sistemi meritë-preferencë që synon i gjithë sistemi i maturës shtetërore të realizohet 100%. Ky provimi i automatizuar që ketë vit do të jetë pilot vetëm për programin Mjekësi e Përgjithshme ku dhe kërkesat janë më të mëdha dhe ku më të mirët shkojnë atje dhe më pas ne kemi qëllim që ta shtrijmë edhe për provimet e tjera.

 

Drejtoresha e qendrës së Shërbimeve Arsimore,  Aurora Balliu shpjegon anën teknike që do të ndiqet.

 

AURORA BALLIU

 

DREJTORESHA E QENDRËS SË SHËRBIMEVE ARSIMORE

 

Dihet, ne e dimë të gjithë që në mjekësi shkojnë ekselentët, tashmë ne po mundësojmë që të mos shkojnë vetëm ekselentët me nota, por të shkojnë ekselentët e vërtetë. Synojmë që në këtë provim të mos kemi vetëm të mësuarin mekanik, pra të mësoni përmendësh ato përgjigje që ne publikojmë. Mënyra se si ky test gjenerohet nuk lë hapësirë për asnjë lloj keqinterpretimi, testin e gjeneron në mënyrë automatike sistemi. Do të jetë një test i ndarë në tre nivele ashtu sikurse edhe testi i maturës është, ashtu sikurse edhe testet që ju bëni në shkollë janë të ndarë në tre nivele.

 

Nëse pilotimi i provimit elektronik rezulton i suksesshëm për maturantët e vitit shkollor 2022-2023 për degën e Mjekësisë së Përgjithshme, pritet që në vitet në vazhdim ai të zbatohet edhe në programe të tjera studimi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re