Ministria e Arsimit ka miratuar udhëzimin për datat e provimeve të maturës shtetërore 2018, si dhe strukturën që do të ketë testi I provimit të detyruar dhe atij me zgjedhje. Provimi I parë do të jetë I Gjuhës së Huaj në datën4 qershor. Në 8 qershor do të jetë testi I Gjuhës-Letërsisë, ndërsa provimi I matematikës në 13 qershor. Provimet me zgjedhje të maturës shtetërore do të zhvillohen në 20 qershor.

Testi
Testi për secilin nga provimet e detyruara do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat, 13 pyetje do të jenë me alternativa dhe vlerësohen me 13 pikë, kurse 12 kërkesa do të jenë me zhvillim dhe vlerësohen me 37 pikë. Secili prej provimeve do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Ndërsa testi për secilin nga provimet me zgjedhje do të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat, 10 pyetje do të jenë me alternativa dhe vlerësohen me 10 pikë, kurse 20 pyetje janë me zhvillim dhe vlerësohen me 30 pikë.

Koha që do të kenë maturantët në dispozicion për dy provimet me zgjedhje është 3 orë. Sipas udhëzimit të Ministrisë të Arsimit, provimet e maturës në sezonin e vjeshtës nisin në orën 10:00, ndërkohë që kandidatët që kanë vetëm një provim me zgjedhje hyjnë në orën 11:00. Maturantët që japin provim vetëm në njërën nga lëndët me zgjedhje, e fillojnë provimin në orën 11:30 dhe e përfundojnë atë në orën 13:00. Maturantët që rezultojnë mbetës në provimet e maturës i rijapin ato në sesionin e dytë.

Rregullat
Maturanti paraqitet në qendrën e provimit, 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit. Në momentin e paraqitjes në mjediset e provimit, duhet të ketë dokumentin e identifikimit dhe mjetet e nevojshme si: laps, vizore, kompast, makinë të thjeshte llogaritëse. Kandidati plotëson testin me stilolaps me një ngjyre. Në pyetjet me alternativa, maturanti/kandidat rrethon vetëm shkronjën përbri pergjigjes së sakte. Nëse kandidati rrethon më shumë se një alternativë, ose nuk rrethon asnjë alternativë, vlerësohet me 0 pike. Maturantet e seksioneve dygjuhëshe shkollore vendosen nga AKP në një mjedis për shkak të monitorimit nga përfaqësitë përkatëse dhe në zbatim të marrëveshjeve dypalëshe. Për ata që nuk mund të lexojnë apo të shkruajne, PAP-i autorizon një person jo të profilit për plotësimin e testit sipis pergjigjeve të dhëna me gojë nga maturanti. Maturantët që dorëzojnë testin, firmosin për dorëzimin e tij në listën që disponon AP-ja.

Kandidatët që dorëzojnë testin e provimit përpara kohës së përcaktuar, nuk mund të dalin nga qendra e provimit para kohës së perfundimit të provimit. Ata grumbullohen brenda qendrës së provimit, në nje mjedis të përcaktuar më parë. Kur maturanti vëren ndonjë shkelje të rregullores së provimit, ai ka të drejtë të informojë AP-në, PAP-in dhe përfaqësuesit e MAS-it. Kandidati ka të drejtë të kërkojë fotokopjen e testit të tij pas përfundimit të te gjitha provimeve. Kërkesa me shkrim për fotokopjen e testit paraqitet në KSHMSH, e cila do t’i kthejë përgjigjen. Maturanti përjashtohet nga provimi kur: Ndryshon vendin që i është caktuar.

Merr, jep informacion apo kopje ose komunikon me maturantë e tjerë. Bën komente për përmbajtjen ose zgjidhjen e testi.  Mban telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimi. Refuzon kontrollin nga ana e administratorëve gjate hyrjes në qendrën e provimit. Maturantit nuk i njihet rezultati: a) Nëse përdor laps, stilolapsa me ngjyra jo si atë të percaktuara ose përdor më shume se sa një ngjyrë në plotesimin e testi. b)Nëse ka hequr ose dëmtuar kodin e sekretimit të testit (barkodin). c) Nëse ka demtuar testin (palosur, zhubrosur, gisur, vendosur shenja të dallueshme dhe të veçanta), të evidentuara në procesverbal. d) Nëse vërtetohet kopja, e pjesshme ose e plotë, gjatë procesit të vlerësimit dhe konfirmohet nga KOPOTED-i. e) Nëse është marrë masa e përjashtimit nga provimi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re