Maturantët do t’i nënshtrohen sot provimit të fundit, atij të lëndës me zgjedhje. Testimi ka nisur në orën 10:00 dhe do të zgjasë rreth dy orë e gjysmë sikurse edhe tre provimet e mëparshme. Gazetarja Ajgena Korbi raporton se janë rreth 30 mijë maturantë në të gjithë vendin që i nënshtrohen provimit të sotëm.
Teza është hartuar sipas niveleve të ndryshme të vështirësisë. Provimi po zhvillohet në korridore pasi ndryshe nga vitet e tjera, rregullat për provimet e maturës kanë ndryshuar dhe do të përdoren hapësira më të gjera që maturantët të mos kenë mundësi komunikimi.
Këtë vit gjithashtu është hartuar një tezë e veçantë për nxënësit me aftësi ndryshe. Provimi i parë i Anglishtes u zhvillua më 1 qershor, i dyti i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë më 7 qershor, i Matematikës u zhvillua më datë 13 qershor.