Nga Blerina Bombaj, dietologe

  • Konsumoni sa më shumë lëngje të pasheqerosura nga pije e ushqime, si frutat, supa e kosi.
  • Konsumoni një sasi të përshtatshme të kalciumit (1000-1200mg., nga ushqime si bulmeti).
  • Konsumoni ushqime dhe pije që përbajnë kalcium (si bulmeti) me vaktet, për të ulur nivelin e përthithjes së oksalatëve.
  • Reduktoni sodiumin në rreth 2000-2300mg. në ditë.
  • Evitoni doza të mëdha (mbi 1000mg.) të Vitaminës C.
  • Ndiqni një dietë vegjetariane ose Mesdhetare- me nivel të lartë të frutave, perimeve, bishtajorëve, arrorëve/farave, bulmetit dhe drithërave të plotë.
  • Reduktoni proteinat që nuk vijnë nga bulmeti, si mishi apo pula
  • Arrini e mbani një peshë të shëndetshme.
  • Punoni me një urolog, nefrolog apo dietolog për të gjetur trajtimin e duhur ndaj gurëve në veshka.
  • Evitoni suplementet që premtojnë se parandalojnë apo thyejnë gurët, duke qënë se asnjëri prej tyre nuk ka bazë shkencore.
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re