Pas tre vitesh që po mbaheshin në përgjime, Prokuroria ka zbërthyer veprimtarinë grupit kriminal prej 20 personash, që merrej me trafikim lëndësh narkotike nga Turqi dhe Siria, dhe më pas drejt vendeve të BE-së.

Abc News ka siguruar dosjen e prokurorisë, tek e cila shfaqen komunikimet e anëtarëve të grupi kriminal. Në një prej përgjimeve, Artur Sulaj komunikon me Shpëtim Pjeshkën pë organzimin e një rruge për në Greqi me kamion, e më pas prej shtetit helen në drejtim të Turqisë.

Artur Sulaj: Hë?

Shpëtim Pjeshka: Hiç, isha andej nga kamioni sot, çova ato batanijet, i lava të gjitha i sistemova i rregullova, ca te bejme, presim teshi.

Artur Sulaj: Pooo, a do me ba naj rruge per Athine?!

Shpëtim Pjeshka: Ne vend ore qe neser!

Artur Sulaj: Mire, ok shkarkon ne Athine pastaj ja fut per Turqi po deshe.

Shpëtim Pjeshka: Po ta provojme nje here Turqine o burre Ta kishim provu nje here kshu bashkë apo?!!!

Artur Sulaj: Po mor ashu bojme.

Shpëtim Pjeshka: Eeee pret puna o them te kisha be nje rruge boshe deri ne Selanik?

Në një tjetër bisedë, kësaj radhe mes Shpëtim Pjeshkës dhe Artan Agalliut, shihet qartë se kanë një shqetësim për kalimin e një kamioni për herë të parë. Shpëtim Pjeshka është i shqetësuar, ndërsa i rrëfen bashkëpunëtorit se Artur Sulajt i dhimbset shuma prej 1 mijë euro për një rrugë boshe.

Shpëtim Pjeshka: Se kjo eshte hera e pare qe hyn ky kamion ne Greqi e ke parasysh? Dhe nuk na shohin ne sistem se po te kishim kaluar nje here, ose dy here, policía ska asnji lloj problemi, kurse keta te bejne zbor për herë të parë qe kaluam të bëjnë zbor. Kam një jave qe i them Turit hajde ikim me nje rruge bosh ne Turqi, i dhimbsen 1 mije euro atij.

Të dy, Shpëtim Pjeshka dhe Artan Agalliu bisedojnë brenda kamionit pasi kanë kaluar në skaner.

Artan Agalliu: Si tha ai tha ka tallur bythen me ty eee, e ti q* motren

Shpëtim Pjeshka: Kush kshu?

Artan Agalliu: Ai vlonjati, te skaneri…. Phu ti q* robt aty u tremba nje çike të them të drejtën!!

Shpëtim Pjeshka: Pse?

Artan Agalliu: U tremba arsyeja se, thashë mos e analizojnë, kupton ti?

Shpëtim Pjeshka: Po joo…

 Në një tjetër bisedë dy djemtë i pret një person i tretë i paidentifikuar dhe u jep paratë, ndonëse i paindetifikuari duket se merakune  ka tek koha dhe ju thotë që mos të vonohen shumë.

I paidentifikuar: Per sa Jeni gati? Mos u vono shume!

Shpëtim Pjeshka: Dhjetë minuta.

Artan Agalliu: Dhjetë minuta,

I paidentifikuar: Dhjet minuta. ok te te sjell leker që tani?

Artan Agalliu: Po silli.

I paidentifikuar: Ke dyzet

Artan Agalliu: Saaa?

I paidentifikuar: Dyzet

Anëtarët e grupit: 
Endrit Bakiu
Suko Pajo
Artur Sulaj
Arian Tola
Fadjon Çami
Viron Lekaj
Artan Agalliu
Shpëtim Pjeshka
Jani Çavo
Kudret Rustemaj
Besnik Ruçi
Pirro Çapi
Jani Meçja
Edmond Kabashi
Tomi Hila
Leonard Nergjoni
Artin Kurti
Astrit Miska
Ervis Çvilo
Marash Gjoni

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re