Patriarku i Kishës Ortodokse serbe Irinej, tha gjatë një vizite në Cetinje të Malit të Zi se “serbët dhe malazezët janë një komb dhe megjithëse janë të ndarë, ato nuk nënkuptojnë se janë të ndarë”.

Në mediat malazeze, në prag të ardhjes së Irines, u zbulua se patriarku serb ishte në listën e personave të padëshiruar.

“Ne kemi nevojë për njëri-tjetrin për të ndihmuar dhe për të qenë njerëzit që Zoti dhe historia jonë presin dhe duan të shohin”, tha Irinej, i cili mbërriti në Mal të Zi në shoqërinë e Patriarkut të Antiokisë dhe të gjithë lindjes, Xhon X.

Gazetarët në Cetinje thanë se ai ndihej i lumtur që ishte në Mal të Zi, nga ku ishte fillimisht dhe nëna e tij.

Më herët Irinej deklaroi se nuk kishte asnjë arsye për të mos udhëtuar në Mal të Zi dhe se nuk ishte informuar që ai të ishte në ndonjë listë të personave të padëshiruar.

Deklarimi se “serbët e malazezët janë një”, mund të merret dhe si një “provokacija” nga ana e autoriteteve kishtare malazeze, të cilat nuk e pranojnë diktatin e Kishës Serbe. Po ashtu edhe politika e Podgoricës, është në kahje të kundërt me atë të Beogradit.     

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re