Në kulmin e nja acarimi mes Podgoricës dhe Beogradit, ku si shkak është bërë Ligji i Fesës,  Presidenti serb Aleksandar Vuçiç  ka vendosur të kalojë Krishtlindjet me besimtarët ortodoksë serbë në veri të Malit të Zi, informon media serbe.

Sipas gazetës, me bekimin e Patriarkut Irinej, Vuçiç do të marrë pjesë në ngritjen e pemës së Krishtëlindjes dhe kështu të demonstrojë se është një mundësi për të “treguar edhe një herë unitetin e popullit serb në ruajtjen e faltoreve serbe dhe kishës serbe”.

Media që jep lajmin – Blici, shkruan se “nëse Vuçiç vërtet shkon, nuk priten fjalime politike nga ai, por pritet prania e një numri të madh të serbëve nga Mali i Zi”.

Sipas kësaj kjo medieje, Vuçiçi ka marrë bekimin e Irinej për vizitën në Mal të Zi, pasi u takuan pak ditë më parë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko