Nga Ylli Pata

Përballja e Sali Berishës me gazetarin Imer Bushkolaj në Tv Dukagjini, ka bërë realisht lajm mbrëmë, si pasojë e debatit të tyre të fortë.

Bien ë sy një çudi të televizioneve të Prishtinës për të thirrur Sali Berishën çdo natë si i ftuar, e për të trajtuar problemin e PD-së, kur në fakt Kosova ka mjaft çështje të mëdha për të debatuar në opinionin publik. Duke nisur nga referendum serb i së djelës, letra e Blinkenit, dialogu me Beogradin, si dhe nisja e përballjes në Hagë të ish-drejtuesve të UÇK-së.

E nisi televizioni public i Kosovës RTK, i cili e fton shpesh Berishën në shumë emisione, nga ato të karakterit folklorik e social, deri tek formatet ku zakonisht thirren këmgëtarë apo artistë.

Nejse zgjedhje e tyre, megjithatë ka rënë në sy që deri më sot televizionet e Prishtinës nuk kanë bërë asnjëherë një përballje të Berishës me Ardjan Hoxhën, të birin e të ndjerit Remzi Hoxha, i cili është një person mjaft i njohur në kryeqytetin e Kosovës.

Është sipërmarrës, veprimtar publik, investitor në arsimin cilësor e bamirës. Ardiani, në një intervistë për kanalin 10 para pak kohësh dha një intervistë të ftohtë, duke analizuar Sali Berishën, të cilin e njeh më mirë nga të gjithë.

Pa mllefe, edhe pse ka brengën e madhe të pagjetjes së eshtrave dhe drejtësinë për të atin e ndjerë, i biri i Remzi Hoxhës bëri një analizë të plotë për figurën e Berishës. i cili duhet thënë ka sulur njerëzit e tij mediatikë për ta cilësuar të ndjerin Remzi Hoxha dhe të birin si agjentë të UDB-së.

Ashtu tentoi edhe mbrëmë me Imer Bushkolajn, i cili debatoi fort me Berishën, duke i kujtuar ngjarjet më dramatike që kanë firmën e ish-kryeministrit e ish-Presidentit të Shqipërisë.

“Provokator nga Novi Sadi”, ishte improvizimi i Berishës, që për të bërë përshtypje nuk përdori akuzën shtampë siç thotë për Hashim Thaçin e kritikët e tij: “Argat i Beogradit”, por zgjodhi qytetin kryesor të Vojvodinës, për të bërë përshtypje në një audiencë që ende ushqen iluzione për ish-kreun e PD-së.

Një audiencë që rreket më shumë në teoritë konspirative që beson ende se “millosheviçi është gjalë” e të tjera si këto.

Por pjesa më e madhe e audiencës në Kosovë natyrisht që nuk e ka më atë simpati të fillimit, ku me Berishën lidhte ëndrrën e bashkimit me Shqipërinë.

Megjithatë, edhe pse i ashpër në debat, Mushkolaj nuk nxori asnjë fyerje apo gjuajtje poshtë brezit ndaj Sali Berishës. Përdori të gjitha rastet që tashme dihet botërisht se janë përgjegjësi e tij që nga 1990-a.

Berisha natyrisht u destabilizua dhe kërkoi ndihmën nga drejtuesi i emisionit për ta ndalur debatin ose për të ndaluar Mushkolajn.

Ndërkaq, në panelet e darkës në Tiranë, ishin dy politikanë të PD-së-rivalë të Berishës, Gazmend Bardhi e Roland Bejko që ndodheshin për të debatuar.

Sjellja e panelistëve ndaj Bejkos e Bardhit, ishte më shumë sesa agressive: “Të të vijë turp, gënjen, i inkriminuar”, ndërkohë që në argument duhet thënë se fituan si Bejko e si Bardhi. Bën çudi se kjo gjuhë e egër që kemi parë këto ditë apo edhe me Ramën e zyrtarë të tjerë të mazhorancës nuk është vënë re asnjëherë me Sali Berishën….

TemA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re