Ish-deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo ka publikuar listën e emrave të grupit negociator me Bashkimin Europian nga qeveria shqiptare.

Ndër negociatorët, 5 prej tyre janë këshilltarë bashkiakë dhe kanë votuar për shëembjen e Teatrit Kombëtar.

Pollo shkruan se ky është një provokoim, pasi edhe dje vetë disa deputetë të Parlamentit Europian dënuan shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

“Me këmbë të mbarë!! Negociatorët e Ramës me Brukselit janë ata që miratuan shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.

Dua të bind veten se është rastësi dhe jo qëllim ogurzi por nuk po arrij dot.
Më shumë se 1/4 e grupit negociator me BE, i miratuar dje nga qeveria rilindiste janë këshilltarët bashkiakë që “votuan”, s’dihet se kur dhe se si, pro VKM-së së Edi Ramës për shëmbjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar!!!

Kjo mbasi Komisioni Europian ka qenë kritik me shembjen dhe në Parlamentin Europian po zgjerohet protesta kundër kësaj barbarie.

Provokimi nuk është i fshehur por açik. A po e bën me qëllim që të sabotojë negociatat pa nisur ende? Zoti na ruajt nga lart në qiell por përgjigjen Rama duhet t’a marrë këtu në tokë!🙏🏻👊”- shkruan Pollo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re