FRD-ja i është drejtuar me një letër Bashkisë së Tiranës duke e quajtur një provokim të rëndë përplasjen e sotme.

Letra:

I nderuar Zoti Kryetar i Bashkisë,

Nga zyrat e Bashkisë Tiranë ka ardhur një shkresë e pafirmosur, e pavulosur në mënyrë joinstitucionale, e cila bën fjalë për lirimin e ambienteve që disponon Fryma e Re Demokratike që nga muaji Prill 2016. Fryma e re Demokratike e quan provokim të rëndë që bien ndesh flagrant me ligjin mbi partitë politike.

Aq më keq tentativat e neveritshme për të fikur dritat si dhe pëërdorimi i policisë bashkiake, e cila paguhet me taksat e shtetit shqiptar për të ndaluar anëtarët e partisë Fryma e Re Demokratike të ngjiten në selinë e tyre, janë të papranueshme, thellësisht politike dhe mjaft të rrezikshmne në këtë prag zgjedhjesh.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re