Postimi i kryeministrit Rama mbi përkujtimin e 22-vjetorit të nisjes së bombardimeve të NATO-s në Serbi, duke shpërndarë fjalimin e presidentit Bill Clinton në Tëitter, duket se ka marrë vëmendjen e mediave serbe si një provokim i rëndë.

“Adresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”,- shkruhet në postimin e Ramës.

Ky postim është marrë si një provokim nga pala serbe dhe sipas tyre po bëhet festë për vdekjen e serbëve gjatë bombardimeve.