Kreu i agjencisë ruse të hapësirës Roscosmos postoi një imazh satelitor të selisë së NATO-s në Tëitter, me rastin e përvjetorit të themelimit të Aleancës Atlantike. Dmitry Rogozin paralajmëroi anëtarët e Aleancës që të kenë parasysh se Rusia po i shikon nga hapësira.

“Në ditëlindjen e saj, NATO mund të admirojë selinë e saj nga një imazh satelitor i anijes kozmike Roscosmos. Stoltenberg, ngri kokën dhe tund dorën! Ne po ju ndjekim. Mbani parasysh,” shkroi Rogozin.

Rogozin kujtoi se më 4 prill 1949, përfaqësuesit e 12 vendeve – Belgjikës, Britanisë së Madhe, Danimarkës, Islandës, Italisë, Kanadasë, Luksemburgut, Holandës, Norvegjisë, Portugalisë, SHBA-ve dhe Francës, nënshkruan Traktatin e Atlantikut të Veriut, transmeton RIA Novosti. .

“Kështu lindi NATO – kërcënimi kryesor për të gjithë botën që i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore,” tha Rogozin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re