Malala Yousafzai ka prodhuar një film kontrovers të titulluar Joyland që eksploron çështjet transgjinore në Pakistan, një vend me shumicë muslimane. 

Në një intervistë ekskluzive me Sky News, fituesja e çmimit Nobel për Paqe tha se aktivizmi i saj duhet të shkojë përtej punës për OJQ-të dhe se tregimi i historive është faza tjetër e punës së saj për të drejtat e njeriut. 

“Ne duhet të gjejmë mënyra të tjera në të cilat sfidojmë normat shoqërore që u mohojnë grave të drejtat e tyre themelore, dinjitetin e tyre. Ekrani na ndihmon të lidhemi me njerëzit dhe na ndihmon të jemi më tolerantë ndaj të tjerëve”.

Malala është producentja ekzekutive e Joyland, që tregon një histori kontroverse dashurie queer, me regji të Saim Sadiq, e që eksploron tema transgjinore në Pakistan, një vend me shumicë muslimane.

Në vitin 2014 ajo u bë personi më i ri në moshë që iu dha Çmimi Nobel për Paqe.

Tani 25 vjeç, Malala tha për Sky News: “Jam shumë mirënjohëse që Saim u sigurua që roli trans të luhej nga një grua trans. Kjo ishte kritike. Kjo në vetvete është një arritje e madhe për Pakistanin për t’u siguruar që të gjithë të kenë mundësinë të dalin në ekran.”

Sipas Mamalas, “Historia e të gjithëve është e rëndësishme. Historia e të gjithëve meriton të tregohet prej tyre. Dhe një personi trans duhet t’i jepen të drejtat që u jepen të gjithëve.”

Megjithatë, përpjekjet e Malalas për të promovuar axhendat transgjinore në një vend me shumicë muslimane si Pakistani, ku besimet janë të rrënjosura thellë, është kritikuar. 

Mushtaq Ahmad Khan, një senator në partinë islamike Jamaat-e-Islami, tha: “Promovimi  i transgjinorëve në Pakistan, si dhe aferat e tyre të dashurisë, përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj besimeve tona”. 

Në vitin 2018, qeveria pakistaneze hodhi poshtë një propozim që personat transgjinorë të numëroheshin në regjistrimin kombëtar dhe në vitin 2021, Gjykata e Lartë e Islamabadit vendosi që qytetarët pakistanezë nuk mund të ndryshonin gjininë e tyre në dokumentet zyrtare.

Joyland është filmi i parë i madh pakistanez që paraqet një aktor trans në një rol kryesor.

Pavarësisht se ishte pretendenti i Pakistanit për Oscar, qeveria e vendit e ndaloi filmin në gusht, pasi filmi i konsiderua “i neveritshëm” dhe “shumë i diskutueshëm”.

Vendimi u anulua në mes të nëntorit, dhe tani filmi është i disponueshëm – me disa modifikime – në të gjithë vendin, bar Punjab, ku është vendosur filmi. /Tesheshi.com/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re